Agjencia e Menaxhimit Emergjent e MPB-së pret në takim njoftues përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë

Krijuar në datën 03/16/2023

Prishtinë, 16.03.2023

Në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm z. Shefki ABDULLAHU priti në takim pune përfaqësuesit të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë z. Abdallah TOGOLA, me q’rast përveç njoftimit mbi fushën e veprimit të dy institucioneve, u diskutuan edhe tema specifike të iniciuara nga të dy palët. Mbizotëroi aspekti i diskutimit rreth mundësive dhe procedurave për ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes në situata emergjente, dhe zhvillimin e atyre procedurave për institucioneve vendore ne koordinimin dhe mbështetjen zonave te rrezikuara në raste reale emergjente.

Të pranishmit nga Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë shprehen mirënjohje dhe falënderim për pritjen dhe përgjigjet të cilat morën nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, njëherësh u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimet e kapaciteteve në fushe veprimin e diskutuar.